Ballina Bota

GJERMANI – FIFA: Transfertat e futbollit në të gjithë botën në rritje

BERLIN, 22 janar /ATSH-DPA/ –  Klubet e futbollit në botë shpenzuan një rekord prej 7,35 miliardë dollarësh në vitin 2019, edhe pse tarifat u kërkuan vetëm për rreth 15% të të gjitha transfertave.

Organi qeverisës i futbollit FIFA deklaroi në raportin e tij vjetor se shifra e përgjithshme ishte 5,8% më e lartë se ajo në vitin 2018 dhe shumë më tepër se 2,66 miliardë dollarët e shpenzuar në vitin 2012.

Klubet angleze shpenzuan 1,518 miliardë dollarë, Spanja 1,286 miliardë dhe Gjermania 686,4 miliardë.  / /sara/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakJERUZALEM – Macron: Mohimi i ekzistencës së Izraelit si shtet, antisemitizëm
Artikulli tjetër​Haradinaj: Marrëveshja për linjën ajrore nuk e cenon sovranitetin dhe pavarësinë e shtetit