Ballina Bota

GJERMANI – Ekspozitë me të mbijetuarit e Holokaustit

ESEN, 21 janar /ATSH-DPA/ – Një ekspozitë e fotografive me 75 të mbijetuar nga Holokausti do të hapet në qytetin Essen.

Ekspozita, që mban titullin “Të mbijetuarit: Fytyrat e jetës pas Holokaustit” dhe në të paraqiten fotografitë nga afër të artistit të famshëm Martin Schoeller, do të inagurohet nga kancelarja gjermane Angela Merkel.

‘’Një nga të mbijetuarit, i paraqitur në portret, Naftali Furst, do të marë pjesë në inaugurim’’, theksoi Kai Diekmann, president i Qendrës Botërore në Kujtim të Holokaustit, në Essen.

Frymëzimi për projektin është 75-vjetori i çlirimit të kampit të vdekjes së Aushvicit, i çliruar nga Ushtria e Kuqe më 27 janar 1945. Nazistët dhe bashkëpunëtorët e tyre vranë rreth 6 milion hebrenj gjatë Holokaustit./ /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakEmetohet pulla postare me tematikë “100 vjet parlamentarizëm shqiptar”
Artikulli tjetërUASHINGTON – SHBA nderon jetën dhe veprën e Martin Luther King