ESEN, 21 janar /ATSH-DPA/ – Një ekspozitë e fotografive me 75 të mbijetuar nga Holokausti do të hapet në qytetin Essen.
Ekspozita, që mban titullin “Të mbijetuarit: Fytyrat e jetës pas Holokaustit” dhe në të paraqiten fotografitë nga afër të artistit të famshëm Martin Schoeller, do të inagurohet nga kancelarja gjermane Angela Merkel.
‘’Një nga të mbijetuarit, i paraqitur në portret, Naftali Furst, do të marë pjesë në inaugurim’’, theksoi Kai Diekmann, president i Qendrës Botërore në Kujtim të Holokaustit, në Essen.
Frymëzimi për projektin është 75-vjetori i çlirimit të kampit të vdekjes së Aushvicit, i çliruar nga Ushtria e Kuqe më 27 janar 1945. Nazistët dhe bashkëpunëtorët e tyre vranë rreth 6 milion hebrenj gjatë Holokaustit./ /os/ a.jor.
