Ballina Ekonomi

Emetohet pulla postare me tematikë “100 vjet parlamentarizëm shqiptar”

TIRANË, 21 janar /ATSH/- Posta Shqiptare emeton emisionin e pullave postare me tematikë “100 vjet parlamentarizëm shqiptar”.

Posta Shqiptare, në bashkëpunim me Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, me rastin e 100-vjetorit të parlamentarizmit shqiptar, ka hedhur sot në treg emisionin e pullave postare me tematikë “100 vjet parlamentarizëm shqiptar”.

Emisioni i pullave përbëhet nga 1 seri me 5 pulla, vlerat e të cilave janë 20 lekë, 30 lekë, 40 lekë, 60 lekë dhe 200 lekë.

Tirazhi i pullave postare është 3.000 pulla (20-lekëshe), 3.000 pulla (30-lekëshe), 3.000 pulla (40-lekëshe), 3.000 pulla (60-lekëshe), 13.000 pulla (200-lekëshe), ndërsa tirazhi i zarfeve të ditës së parë me seri është 400 copë.

e.xh/ j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBM – Johnson: Pas Brexit rregulla të reja për lëvizjen e qytetarëve europianë dhe joeuropianë
Artikulli tjetërGJERMANI – Ekspozitë me të mbijetuarit e Holokaustit