Ballina Bota

AFRIKË E JUGUT – Rregullohen kabllot e internetit midis Afrikës dhe Europës

JOHANESBURG, 21 janar /ATSH-DPA/ – “Openserve”, një biznes i infrastrukturës së internetit në Afrikën e Jugut, deklaroi sot se kabllot nënujore të prishura që lidhin Afrikën dhe Europën do të rregullohen sapo moti të jetë i favorshëm.

Prishja e pazakontë dhe e njëhershme e kabllove, një afër Gabonit dhe tjetri afër Angolës në bregdetin perëndimor të Afrikës, bëri që përdoruesit e internetit të kishin shpejtësi të reduktuar që të enjten.

“Openserve” deklaroi se ky problem ndikoi gjithashtu në thirrjet ndërkombëtare dhe në shërbimin roaming.

Eksperti i teknologjisë në Afrikën e Jugut, Arthur Goldstuck shtoi se koha për rregullimin e kabllove të internetit do të zgjasë dy javë./ /sara/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBJELLORUSI – Vendi kërkon të reduktojë varësinë ndaj naftës ruse
Artikulli tjetërBRUKSEL – Viena kritikon planin e Berlinit për taksën mbi transaksionet financiare