BJELLORUSI – Vendi kërkon të reduktojë varësinë ndaj naftës ruse

MINSK, 21 janar /ATSH-AFP/- Bjellorusia dëshiron të diversifikojë burimet e saj të furnizimit dhe të zvogëlojë varësinë ndaj naftës ruse, njoftoi sot presidenti Aleksandër Lukashenko,  ndërkohë që Minsku e Moska janë përfshirë në një mosmarrëveshje të re për energjinë.

“Nuk kemi një alternative për furnizimin me naftë ruse, por ne duhet të krijojmë diversitet”, tha Lukashenko, në një deklaratë të lëshuar nga presidenca.

Ndërkohë që deri vonë Bjellorusia e ka importuar të gjithë naftën e saj nga Rusia me një tarifë preferenciale, ajo bëri të ditur se qëllimi i saj ishte të importonte 30 deri 40 % të naftës nga Rusia, 30 % nga Balltiku dhe 30 % nga Ukraina, një zgjidhje kjo e provuar tashmë në kontekstin e rritjes së çmimeve nga pala ruse.

Rusia dhe Bjellorusia janë aleatë, por marrëdhëniet e tyre janë të trazuara, veçanërisht për shkak të mosmarrëveshjeve të shpeshta në fushën e energjisë./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.