MADRID, 17 janar /ATSH-AFP/ – Një grua u emërua për herë të parë në krye të Gardës Civile spanjolle, trupë e policisë me status ushtarak, njoftoi sot qeveria e socialistit, Pedro Sanchez.
“Maria Gamez është gruaja e parë që merr drejtimin e përgjithshëm të Gardës Civile”, theksoi në një komunikatë Ministria e Brendshme.
Ardhur në pushtet në vitin 2018, Sanchez i ka bërë gratë një nga shtyllat vepruese të qeverisë.
Qeveria e re, që është një koalicion mes socialistëve dhe të majtës radikale të Podemos dhe që mori funksionet këtë javë, numëron 11 gra dhe 11 burra.
Maria Gamez ka qenë deri tani nënprefekte e rajonit të Malagas, në Andaluzi./ /ec/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.























