TIRANË, 17 janar/ATSH-A. Fortuzi/- Liga e Kampionëve do të ndryshojë format. Sipas një vendimi të marrë nga drejtuesit e Federatës Europiane të Futbollit, pritet që Liga e Kampionëve të ketë numër më të lartë ndeshjesh gjatë një sezoni.
Sipas vendimit, Liga e Kampionëve pritet të ketë katër sfida më shumë. Kjo sipas prestigjiozes “Times”, që flet për këmbënguljen e klubeve të mëdha europiane për të ndryshuar veprimtarinë kryesore në kontinent brenda vitit 2024.
Një nga skenarët është të rikthehen grupet e dyfishta dhe skenari tjetër është të ndryshohen grupet duke i kthyer me gjashtë skuadra secilin. Mesa duket ka një akord me ECA-së dhe UEFA-s për këtë çështje. Sipas formatit aktual, dy skuadrat që mbërrijnë në fund të turneut dhe diskutojnë finalen e madhe, zhvillojnë secila nga 13 ndeshje, ndërsa me formulën e re do të luajnë nga 17 ndeshje secila.






















