Ballina Bota

RUSI – Mishustin: Do të bëjmë ndryshime në qeveri

MOSKË, 16 janar /ATSH-ANSA/- Shefi i Shërbimit Federal të Taksave Ruse, Mikhail Mishustin, i propozuar si kandidat për kryeministër nga Vladimir Putin, deklaroi në një takim me grupin e ‘’Rusisë së Bashkuar’’ në Duma (dhoma e ulët e parlamentit) se disa ndryshime parashikohen të bëhen në qeverinë e re .

“Mishustin tha që do të ketë disa ndryshime në qeveri pa dhënë detaje të tjera”, i tha një burim Tass.

Grupi i Rusisë së Bashkuar atëherë mbështeti njëzëri emërimin e Mishustin, duke e pare atë si një person të aftë për drejtimin e këtij institucioni.  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakEGJIPT -Policia egjiptiane bastis zyrën e Anadolu Agency në Kajro, arreston 4 punonjës
Artikulli tjetërAUSTRALI – Vendi përfshihet nga reshje të mëdha shiu