VARSHAVË, 16 janar /ATSH-DPA/ – Projektligji i fundit i Polonisë, që paraqet rregulla të reja disiplinore për gjyqtarët, mund të reduktojë pavarësinë e gjyqësorit të vendit, deklaroi Komisioni i Venecias, organi ekspert i Këshillit të Europës për çështjet kushtetuese.
Në deklaratë shkruhej se legjislacioni do të kufizojë lirinë e fjalës dhe asociimit të gjyqtarëve dhe do t’i vendosë ata në situatën e pamundur të përballjes me procedura disiplinore, për vendimet e kërkuara nga ligji i BE-së.
“Gjithashtu, gjykatat polake do të parandalohen në mënyrë efektive së shqyrtuari nëse gjykatat e tjera brenda vendit janë të pavarura dhe të paanshme sipas rregullave europiane”, shkroi Komisioni i Venecias. / /sara/























