GJERMANI – Ofensivë e re ligjore kundër politikës klimatike të Merkelit

BERLIN, 15 janar /ATSH-AFP/- Angela Merkel dhe qeveria e saj janë në shënjestër të kërkesave të reja kushtetuese nga OJQ-të dhe aktivistët e mjedisit në Gjermani, që e vlerësojnë politikën e tyre për klimën si të pamjaftueshme, madje edhe e dëmshme.

Për këtë arsye, shumë OJQ, midis të cilave “Germanwatch”, “Greenpeace”, “Bund” ose “Deutsche Umwelthilfe”, vendosën të përpiqen që ta ndryshojnë politikën e Merkel, të cilën e konsiderojnë si shumë të favorshme për makinat dhe industrinë, duke iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese në Karlsruhe.

Këto organizata mbështeten nga mbrojtës të klimës, si Luisa Neubauer, një figure e njohur gjermane e lëvizjes “Të premtet për të ardhmen”, por edhe nga shumë nënshkrues peticionesh nga Bangladeshi dhe Nepali, vendet me emetimin më të ulët, por të prekur fort nga pasojat e ngrohjes globale të shkaktuar nga vendet e zhvilluara./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.