BERLIN, 15 janar /ATSH-DPA/ – Ministrja gjermane e Mbrojtjes Annegret Kramp-Karrenbauer mbërriti sot në Irak për bisedime me zyrtarët e lartë të ushtrisë, deklaroi ministria.
Vizita vjen si pasojë e përpjekjeve të Berlinit për të lobuar që ushtarët e Bundeswehr të ruajnë praninë e tyre në vend.
Trupat gjermane dhe ushtarët e tjerë nga vendet që formojnë aleancë ushtarake të udhëhequr nga SHBA-ja kundër Shtetit Islamik u tërhoqën nga Iraku pas vrasjes së gjeneralit të lartë iranian Qassem Soleimani nga Shtetet e Bashkuara.
Në përgjigje të këtij sulmi Irani sulmoi bazën ushtarake amerikane në Irak. / /sara/






















