Ballina Bota

TEHERAN – Rohani: Irani duhet të dënojë të gjithë përgjegjësit e katastofës së avionit ukrainas

TEHERAN, 14 janar /ATSH-AFP/ – Presidenti iranian, Hassan Rohani theksoi sot se vendi i tij duhet të ndëshkonte të gjithë përgjegjësit e katastrofës ajrore të Boeing-ut ukrainas, i rrëzuar gabimisht nga një raketë iraniane më 8 janar pranë Teheranit duke shkaktuar vdekjen e 176 pasagjerëve në bord.

“Për popullin tonë, është shumë e rëndësishme që në këtë aksident kushdo që ka faj apo ka neglizhuar të ndiqet penalisht”, theksoi ai në një fjalim televiziv duke shtuar se të gjithë fajtorët duhen ndëshkuar.

“Sistemi gjyqësor duhet të formojë një gjykatë speciale me gjyqtarë të rangut të lartë dhe dhjetëra ekspertë (…) mbarë bota do të shikojë”, shtoi Rohani.

Pasi Irani përgënjeshtroi hipotezën sipas të cilës avioni i linjës “Ukraine International Airlines” mund të ishte goditur nga një raketë iraniane, forcat e armatosura iraniane pranuan të shtunën përgjegjësinë në këtë dramë duke e cilësuar si një gabim njerëzor./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE 14/01/2020
Artikulli tjetërDolia e restauruar në Muze, dëshmi antike e përpunimit të anijeve “çisternë” në portin e Dyrrahut