PARIS, 13 janar /ATSH-DPA/ – Kryeministri i Francës, Edouard Philippe bëri thirrje për t’i dhënë fund protestave në lidhje me reformat e pensioneve, pasi sindikatat u zotuan të vazhdojnë grevën, pavarësisht lëshimeve të bëra nga qeveria.
“Vazhdimi i grevës do i çojë sindikatat në një situatë të pashpresë”, deklaroi Philippe.
Grevat mbi reformën e pensioneve që vazhduan për javë me radhë kanë paralizuar sistemin e transportit publik, veçanërisht trenat lokalë dhe ata të distancave të largëta.
Philippe njoftoi se reforma e pensioneve do të përjashtojë përkohësisht dispozitën ku shtetasit francezë do të kenë të drejtë për pension të plotë duke filluar nga mosha 64 vjeç.
Sindikata më e madhe e Francës CFDT e përshëndeti këtë lëvizje. / /sara/












