Ballina Bota

IRAN – Protesta pas rrëzimit të avionit ukrainas

TEHERAN, 12 janar /ATSH-DPA/ – Në Teheran vazhdojnë protestat në dy universitete pas rrëzimit të avionit ukrainas nga ushtria iraniane.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve ISNA, qindra pjesëmarrës morën sot pjesë në protesta në universitetin Shahid Beheshti dhe Allameh Tabataba’i.

Ata mbajtën ceremoni zie për 176 personat që humbën jetën në fillim të javës kur Garda Revolucionare e Iranit rrëzoi gabimisht një avion ukranias jashtë Teheranit.

Pas mohimesh të forta, Garda Revolucionare e Iranit pranoi dje përgjegjësinë për rrëzimin e avionit.

Sipas raporteve të pakonfirmuara të medieve, janë raportuar protesta në disa pjesë të Teheranit. Demonstratat duhej të ndaloheshin nga policia, që përdori gaz lotsjellës. / /sara/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMALTË – Abela zgjidhet kryeministër i ardhshëm i vendit
Artikulli tjetërKëmbimi valutor/ Euroja vijon zhvlerësimin ndaj lekut, forcohet dollari