TIRANË, 11 janar/ATSH-A. Fortuzi/ Beteja mes “Interit” dhe “Juventusit” nuk mbaron. Veç luftës për titullin kampionë të Italisë, tashmë beteja është transferuar në merkato dhe emri më i lakmuar nga të dyja skuadrat është ai i Enrico Chiesa-s, futbollist i “Fiorentinës”.
Roço Commisso, president i violëve, në qershor pasi bleu skuadrën e “Fiorentinës” deklaroi se futbollisti nuk do të shitej dhe aq më tepër të “Juventus”, një rival historik i skuadrës nga Firence. Por, duket se situata ka ndryshuar dhe Commiso ka deklaruar së fundi se, tashmë se futbollisti edhe mund të largohet, çmimi i transferimit të tij është caktuar 70 milionë euro, por mund të rritet në rast një ankandi. Prej këndej, sipas një shkrimi të “Tuttosport” ka nisur një betejë e re mes “Interit” dhe “Juventusit”. Conte, trajner i zikaltërve e sheh Chiesën një investim të sigurtë për të tashmen dhe të ardhmen e skuadrës.
Ndërkohë, që “Juventus” sheh te Chiesa një investim për të rinuar grupin, që prej tetë vitesh sundon kampionatin Italian, duke thyer një rekord historik për futbollin europianë me tetë tituj radhazi.
Chiesa është 22 vjeç, i lindur në 22 tetor 1997 dhe luan të tre rolet e sulmit, anësorë dhe qendër. Ai do të ishte një alternativë e rëndësishme te bardhezinjtë që kanë investuar te të rinjë si De Ligt (80 milionë euro), Kuluevski (40 milionë euro), si edhe dy mbrojtësat Demiral dhe Romero.























