FOKUS – Irani pranon rrëzimin e avionit nga raketat iraniane

TEHERAN, 11 janar /ATSH-AFP/ – Ndryshim spektakolar tre ditë pas rrëzimit të avionit të kompanisë ajrore “Ukrainian Airlines International”. Irani kërkoi falje për rrëzimin e Boeing 737 “gabimisht” ndërsa theksoi përgjegjësinë e “aventurizmit amerikan” në këtë dramë.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kërkoi ndëshkimin e fajtorëve dhe kryeministri kanadez, Justin Trudeau kërkoi transparencë në mënyrë që të bëhet një hetim i plotë dhe i thellë.

Avioni PS752 i kompanisë “Ukraine International Airlines” (UAI) u rrëzua të mërkurën në perëndim të Teheranit, menjëherë pas ngritjes. Viktimat ishin kryesisht iraniano-kanadezë, por gjithashtu afganë, britanikë, suedezë dhe ukrainas.

“Irani shpreh keqardhje të thellë për këtë një tragjedi të madhe dhe gabim të pafalshëm”, deklaroi presidenti iranian, Hassan Rohani.

Më herët edhe ministri iranian i Punëve të Jashtme shprehu keqardhje dhe ngushëllime dhe kërkoi falje duke nënvizuar se Uashingtoni nuk ishte më i huaj në këtë dramë.

“Një gabim njerëzor në kohë krize, i shkaktuar nga aventurizmi amerikan, çoi në një katastrofë”, theksoi Mohammad Javad Zarif në një mesazh në Twitter.

Ai iu referuar tensionit të shkaktuar nga eliminimi më 3 janar i gjeneralit, Qassem Soleimani në një sulm ajror në Bagdad me vendim të predentit amerikan, Donald Trump.

Shefi i shtabit të forcave të armatosura iraniane pranoi sot se një gabim njerëzor ishte origjina e katastrofës së avionit Boeing 737 i kompanisë ajrore “Ukrainian Airlines international”.

“Avioni, ku humbën jetën 176 persona, u mendua se ishte “një avion armiqësor” dhe është goditur, ndërkohë që kërcënimet e armikut ishin në nivelin më të lartë”, thuhet në komunikatën e publikuar nga agjencia zyrtare e lajmeve “Irna”

Një video prej 20 sekondash, që tregon momentin kur një raketë godet avionin, u publikua gjerësisht në rrjetet sociale./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.