TIRANË, 10 janar/ATSH/ Pjesë e përpunimit të mallrave, gjatë kësaj jave në Portin e Durrësit kanë mbërritur edhe dy transformatorë elektrikë, të cilët do të shfrytëzohen nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE).
Pajisjet e specializuara kanë mbërritur në Portin detar me anijen “Atlantic South”, ndërsa procesi i shkarkimit është realizuar pranë kalatës numër 5 të portit.
Transformatorët me peshë përkatësisht 43 dhe 46 tonë po transportohen tashmë me automjete të specializuar drejt Farkës dhe Fushë-Kuqes, ku do të montohen në nënstacionet elektrike të menaxhuara nga OSSHE.
Procesi i përpunimit të mallrave në kalatat portuale vijon me intensitet, ku në terminalin e kontejnerëve po vijon sot shkarkimi i 280 kontejnerëve. /m.m/























