Ballina Bota

IRAN – Avioni i rrëzuar nuk është goditur nga një raketë

TEHERAN, 10 janar /ATSH-AFP/- Irani deklaroi sot se mund të vërtetojë me siguri se avioni ukrainas “Boeing 737”, që u rrëzua të mërkurën pranë Teheranit, nuk është prekur nga një raketë.

“Një gjë është e sigurtë, ky avion nuk është prekur nga një raketë”, deklaroi presidenti i Organizatës së Aviacionit Civil iranian (CAO). Ali Abedzadeh gjatë një konference për shtyp në Teheran.

“Informacionet e kutive të zeza të avionit janë absolutisht thelbësore për hetimin dhe çdo deklaratë para nxjerrjes së të dhënave të tyre nuk janë mendime ekspertësh”, shtoi Abedzadeh.

Avioni “Boeing 737”, që u përplas të mërkurën pranë Teheran nuk ka dyshim që është goditur nga një raketë iraniane, ndoshta gabimisht, u shpreh dje kryeministri kanadez Justin Trudeau, duke u mbështetur në burimet e inteligjencës kanadeze dhe të aleatëve.

“Ne kemi informacione nga burime të shumta, në veçanti nga aleatët tanë dhe shërbimet tona të inteligjencës, që tregojnë se avionic është goditur nga një raketë tokë-ajër”, deklaroi Trudeau në një konferencë për shtyp, duke shtuar se ndoshta nuk ishte e qëllimshme.

Irani kërkoi menjëherë nga Kanadaja sigurimin e këtyre informacioneve, duke folur për inskenime të diskutueshme./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLONDËR – Carney: Rimëkëmbja ekonomike nuk është e sigurtë
Artikulli tjetërSOFT NEWS – Kërkohet ndryshimi i emrit të qytetit ”toksik” … Asvestos