Ballina Bota

UKRAINË – Kievi nuk përjashton mundësinë e goditjes së avionit nga një raketë

KIEV 9 janar /ATSH-ANSA/- Autoritetet ukrainase nuk përjashtojnë mundësinë që rrëzimi i avionit ukrainas Boeing pas ngritjes nga aeroporti ndërkombëtar i Teheranit, i cili shkaktoi 176 të vdekur, mund të jetë shkaktuar nga një raketë.

Ekipi ukrainas i ekspertëve që po hetojnë fatkeqësinë u takuan me autoritetet iraniane të aviacionit civil në Teheran, të cilët vazhdojnë të besojnë se avioni u rrëzua pas një problemi teknik.

Republika Islamike gjithashtu ftoi Kanadanë dhe Suedinë të marrin pjesë në hetim, pasi në këtë tragjedi humbën jetën 63 shtetas kanadezë dhe 10 suedezë.

“Avioni, i cili fillimisht u drejtua në lindje për të lënë zonën e aeroportit, u kthye djathtas për shkak të një problemi dhe po kthehej në aeroport në kohën e aksidentit,” deklaroi Organizata e Aviacionit Civil Iranian.  /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKëmbimi valutor/ Euroja nuk ndryshon kuotë, dollari forcon pozitat në raport me lekun
Artikulli tjetërFoto/ Rinis aksioni për mbjelljen e pemëve, 100 fidanë të rinj përgjatë Lumit të Tiranës