Ballina Bota

RIAD – Arabia Saudite dënon sulmin iranian në Irak

RIAD, 9 janar /ATSH-DPA/ – Arabia Saudite dënoi sulmin iranian me raketa kundër bazave ushtarake në Irak ku ishin të vendosur trupat amerikane, deklaroi Ministria e Jashtme.

“Mbretëria e Arabisë Saudite dënon këto sulme dhe shkeljen e sovranitetit të Irakut”, theksoi ministria.

Në deklaratë përsëritej thirrja e Arabisë Saudite për vetëkontroll nga të gjitha palët dhe ulje tensionesh për të ruajtur sigurinë dhe stabilitetin e Irakut dhe rajonit.

Raketat iraniane goditën dje bazën ushtarake irakiane ku ishin vendosur trupat amerikane, në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e gjeneralit iranian Qassem Soleimani në një sulm ajror amerikan në Bagdad. / / sara/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTEHERAN – Bashkëpunim Iran-Ukrainë për zbulimin e shkaqeve të rrëzimit të avionit
Artikulli tjetërGJERMANI – Mercedes dhe Audi numër të madh shitjesh në 2019