Ballina Bota

TURQI – Erdogan bën thirrje për të ulur tensionet në rajon

STAMBOLL, 8 dhjetor /ATSH-DPA/ – Presidenti turk Recep Tajip Erdogan paralajmëroi kundër tensionit të përshkallëzuar midis fqinjit të tij Iranit dhe SHBA-së, aleate e NATO-s, duke shtuar se Ankaraja do të përdorë çdo mjet të mundshëm për të shmangur një konflikt të ri.

“Në këtë periudhë kritike, kur po bien daullet e luftës, ne po përpiqemi të ulim tensionet, duke përdorur të gjitha rrugët e diplomacisë. Nuk ka njeri të drejtë të vendosë të gjithë rajonin në rrezik, veçanërisht Irakun”, deklaroi Erdogan.

Turqia nuk dëshiron që rajoni të kthehet në një skenë për luftërat me prokurë”, shtoi ai.

Ministri i Jashtëm Mevlut Cavusoglu do të vizitojë nesër Irakun. / / sara/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPasojat nga tërmeti në Lezhë dhe Kurbin/ Xhafaj: Bonus qiraje për 965 familje
Artikulli tjetërFOTO/ Balla dhe ambasadori Zingraf vizitë në Rezervat e Shtetit, ndihma nga Gjermania për banorët e prekur nga tërmeti