MADRID, 7 janar /ATSH-AFP/ – Socialisti spanjoll, Pedro Sanchez u rikonfirmua sot në krye të qeverisë pasi fitoi një votëbesim në Dhomën e Deputetëve duke i dhënë fund tetë muajve paralizë politike.
Sanchez, i cili do të mundet të formojë tashmë një qeveri koalicioni të pazakontë me të majtën radikale të Podemos, mori 167 vota pro nga deputetët, ndërkohë që 165 votuan kundër vendosjes së tij në krye të qeverisë dhe 18 abstenuan./ /ec/ a.jor.
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.





















