RETROSPEKTIVË – Të humburit e mëdhenj të 2019-ës

PARIS, 2 janar /ATSH-AFP/ – Fituesi i çmimit Nobel për Letërsinë, Toni Morrison, stilisti Karl Lagerfeld apo koreografja Alice Alonso, janë disa nga personalitetet e mëdha botërore, që kanë vdekur gjatë vitit 2019.

Janar

21: Emiliano Sala, 28 vjeç, sulmuesi italo-argjentinas i FC Nantes, që vdiq në një aksident ajror, ndërsa shkonte në Kardif, ku sapo ishte transferuar.

26: Michel Legrand, 86 vjeç, kompozitor francez, krijuesi i kolonave muzikore të “Ombrellat e Sherburgut” dhe “Damat e Roshforit”, tri herë i nderuar me çmimin “Oscar”.

Shkurt

07: Albert Finney, 82 vjeç, aktor britanik i Valës së Re angleze dhe fitues i tre çmimeve “Golden Globes”.

16: Bruno Ganz, 77 vjeç, aktor komik zviceran, i njohur për rolin e tij në “Krahët e dëshirës” dhe mishërimin e Hitlerit te “Rënia”.

19: Karl Lagerfeld, 85 vjeç, stilist gjerman, personalitet botëror i Modës së Lartë, drejtor artistik i Chanel prej 36 vitesh.

21: Stanley Donen, 94 vjeç, regjisor amerikan i filmit të njohur “Duke kënduar nën shi”.

28: Andre Previn, 89 vjeç, kompozitor gjermano-amerikan, fitues i katër çmimeve “Oscar” për muzikën.

Mars

04: Luke Perry, 52 vjeç, aktor amerikan, i njohur veçanërisht për rolin në serialin televiziv “Beverly Hills 90210”.

04: Jean Starobinski, 98 vjeç, mjek, shkrimtar dhe kritik letrar zviceran.

04: Keith Flint, 49 vjeç, këngëtar britanik dhe lider i grupit “The Prodigy”.

09: Bernard Dadie, 103 vjeç, mjeshtër i letërsisë së Bregut të Fildishtë.

22:  Scott Walker, 76 vjeç, këngëtar amerikan.

29:  Agnes Varda, 90 vjeçe, regjisore nismëtare e Valës së Re franceze dhe figurë botërore e kinemasë.

Prill

17: Alan Garcia, 69 vjeç, ish-president i Perusë. Ai u vetvra pak para arrestimit të tij për skandalin e korrupsionit Odebrecht.

07: Jean Vanier, 90 vjeç, themeluesi kanadez i Harkut, shoqatë për personat me aftësi intelektuale të kufizuara.

13: Doris Day, 97 vjeçe, aktore dhe këngëtare amerikane.

16: Ieoh Ming Pei, 102 vjeç, arkitekt kino-amerikan, ideator i piramidës së Luvrit.

20: Andreas Nikolaus Lauda, “Niki”, 70 vjeç, austriak, një nga pilotët më titullarë të F1.

15: Franco Zeffirelli, 96 vjeç, regjisor italian, dishepull i Visconti-t dhe operas.

17: Mohamed Morsi, 67 vjeç, presidenti i parë në Egjipt i zgjedhur në mënyrë demokratike.

19: Philippe Cerboneschi, 52 vjeç, emër i njohur i French Touch me duetin elektronik “Cassius”.

29: Guillermo Mordillo, 86 vjeç, karikaturist argjentinas.

Korrik

06: Joao Gilberto, 88 vjeç, babai i muzikës instrumentale bossa-nova.

16: Johnny Clegg, 66 vjeç, i mbiquajtur “Zuluja i Bardhë”, muzikant i angazhuar në luftën kundër aparteidit.

17: Andrea Camilleri, 93 vjeç, papa siçilian i romanit policesk.

22: Li Peng, 90 vjeç, ish-kryeministër i Kinës, simbol i shtypjes së protestës së Tiananmenit.

25: Beji Caid Essebsi, 92 vjeç, presidenti i parë tunizian i zgjedhur me votim universal në vitin 2014.

Gusht

05: Toni Morrison, 88 vjeçe, e para shkrimtare amerikane me ngjyrë e nderuar me çmimin Nobel për Letërsinë.

10: Jeffrey Epstein, 66 vjeç, financier amerikan, i akuzuar si organizator i një rrjeti prostitucioni të miturash.

12: DJ Arafat, 33 vjeç, ylli i muzikës afrikane “coupè-decalè” i Bregut të Fildishtë.

16: Peter Fonda, 79 vjeç, aktor amerikan.

17: Jacques Diouf, 81 vjeç, diplomat senegalez, drejtor i përgjithshëm i OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë (1994-2011).

Shtator

03: Peter Lindbergh, 74 vjeç, fotograf gjerman i modës.

09: Robert Frank, 94 vjeç, fotograf dhe regjisor zviceran.

19: Zine El Abidine Ben Ali, 83 vjeç, president tunizian (1987-2011).

26: Jacques Chirac, 86 vjeç, president francez (1995-2007).

30: Jessye Norman, 74 vjeçe kantautore amerikane.

Tetor

06: Ginger Baker, 80 vjeç, baterist dhe bashkëthemelues i grupit britanik rok “Cream”.

17: Alicia Alonso, 98 vjeçe, kërcimtare dhe koreografe kubane.

22: Marieke Vervoot, 40 vjeçe, atlete paralimpike belge.

26: Abou Bakr Al-Baghdadi, kreu i grupit Shteti Islamik, personi më i kërkuar në botë, i vrarë gjatë një sulmi amerikan në Siri.

Nëntor

02: Marie Laforet, 80 vjeçe, këngëtare dhe aktore franceze.

30: Mariss Jansons, 76 vjeç, dirigjent letonez me famë botërore./ /ervo/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.