Ballina Bota

LETONI – Tradita, qytetarët e presin vetë bredhin e Krishtlindjes

RIGA, 24 dhjetor /ATSH-AFP/- Qeveria u bëri thirrje qytetarëve të saj, pak para Krishtlindjes, që ta zgjedhin e ta presin vetë pemën e tyre në natyrë, një traditë kjo shumë e lashtë, që i ka rrënjët e saj në shekullin e XV, në epokën kur vendi quhej Livoni.

“Të gjithë janë të ftuar të marrin sëpatën për të prerë një bredh tre metra të gjatë maksimumi e diametër 12 centimetra e shumta dhe ta marrin pastaj në shtëpi”, njoftoi në faqen e saj të internetit Kompania Kombëtare për Menaxhimin e Pyjeve.

Qytetarët lejohen t’i presin pemët e tyre në vende të tilla, si nën linja elektrike, në hendeqe, shumë pranë buzës së rrugës apo vende ku, sidoqë të jetë, janë të dënuara të priten.

Autoritetet nuk harruan të theksojnë se ndalohet prerja e pemëve në zona pyjore të mbrojtura, private, të sapombjella, ose me akses të kufizuar./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKukës/ Miratohet buxheti dhe paketa fiskale për vitin 2020 Gjiçi: Përmirësim i kushteve në arsim e shëndetësi
Artikulli tjetërFINLANDË – Turistët  fat dhe fatkeqësi për Fshatin e Babagjyshit