Ballina Bota

ITALI – Miratohet buxheti prej 32 miliardë eurosh për vitin 2020

ROMË, 24 dhjetor /ATSH-DPA/ – Qeveria italiane miratoi përfundimisht buxhetin për vitin 2020 dhe pritet që vendi të shmangë një rritje të planifikuar të taksës së TVSH-së, por bën pak për të zgjidhur problemet e saj ekonomike.

Marrëveshja e buxhetit është rezultat i negociatave të vështira brenda koalicionit qeverisës, një aleancë komplekse midis lëvizjes populiste Pesë Yjet dhe Partisë Demokratike të qendrës së majtë të krijuar në gusht.

Dhoma e Deputetëve mbështeti ekzekutivin me një votim 232 në 334 deputetë, dhe katër abstenime.

Rezultati pritej pasi koalicioni qeverisës ka një shumicë të konfirmuar në Dhomën e Ulët.

Masa kryesore në buxhet është shtyrja e rritjes së taksës së TVSH-së për një vlerë pres 23 miliardë eurosh, që ishte planifikuar të hynte në fuqi në vitin 2020./   /os/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAmnistia për të dënuarit, përfitojnë një masë e konsiderueshme e grave
Artikulli tjetërSot vendimi për shpërblimet e pensionistëve, Rama: Të kujdesshëm, pasi dëmet nga tërmeti janë të mëdha