Ballina Bota

GREQI – Cipras: SYRIZA shtylla kurrizore e frontit përparimtar

ATHINË, 24 dhjetor /ATSH-ANA/ – SYRIZA është parti e madhe, e hapur dhe e larmishme, me unitet politik dhe operacione demokratike dhe qëllimi ynë është të bëhemi shtylla kurrizore e frontit të madh përparimtar, deklaroi kryetari i saj, ish-kryeministri Aleksis Cipras.

”Demokracia e re’ nuk do t’i sjellë dobi vendit dhe shoqërisë, por gjithashtu do të na kthejë në të kaluarën”, theksoi Cipras për partinë në pushtet.

Ai përsëriti se vendit i duhet një qeveri përparimtare dhe se SYRIZA “duhet të hartojë programe dhe të jetë e përgatitur për një betejë efektive për një fitore të përtërirë të përparimit kundër konservatorizmit në zgjedhjet e ardhshme kombëtare”.

”Programi i politikave të partisë duhet të përfundojë së shpejti pasi numri i anëtarësimeve të reja është rritur”, theksoi ai./ /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakReforma Zgjedhore, zgjedhjet e ardhshme me komisione të depolitizuara
Artikulli tjetërAmnistia për të dënuarit, përfitojnë një masë e konsiderueshme e grave