Ballina Flash

Pasojat e tërmetit/ Punë me ritëm të shpejtë për rigjallërimin e Durrësit

TIRANË, 22 dhjetor/ATSH- A. Fortuzi/- Zv.ministrja e Brendshme, Rovena Voda, e cila është dhe kryetare e Shtabit të Emergjencës së ngritur në Durrës, për lehtësimin e pasojave të tërmetit të 26 nëntorit theksoi se puna për rigjallërimin e Durrësit vijon me ritëm të lartë.

Voda komentoi ceremoninë festive të organizuar nga fëmijët e shkollës “Edit Durham”, Tiranë në solidaritet me ata të shkollës 9-vjeçare të njësisë administrative nr.6 Durrës, një nga zonat më të prekura nga tërmeti. Ajo tha se puna për ta rikthyer gjallërinë në qytet vijon me ritëm të lartë.

“Në Durrës gjithçka ecën me ritëm të shpejtë për ta rikthyer gjallërinë në qytet, që nga pastrimi i inerteve, rindërtimi i objekteve të dëmtuara, por dhe shpërndarja e dhuratave, siç është rasti i solidaritetit të nxënësve të shkollës “Edit Durham”, Tiranë ndaj atyre të shkollës 9-vjeçare të njësisë administrative nr.6 Durrës, një nga zonat më të prekura nga tërmeti”,-garantoi zv.ministrja Voda. /j.p/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBuxheti 2020 për Shëndetësinë 4% rritje/ Garanton kontrollin mjekësor falas, zgjeron programet e parandalimit
Artikulli tjetërRruga Qafë Borë-Theth/ Më shumë se 40 mijë vizitorë akses më të mirë në zonë