KUALA LUMPUR, 22 dhjetor /ATSH-AA/ – Turqia planifikon të bëjë prezantimin e prototipit të automobilit vendas më 27 dhjetor, njoftoi presidenti Recep Tayyip Erdogan.
“Në lidhje me pyetjen mbi prezantimin e automobilit të Turqisë, mendojmë ta realizojmë më 27 dhjetor, ditë e premte, në Gebze”, tha Erdogan në një deklaratë për gazetarët në Malajzi, ku ai udhëtoi për të marrë pjesë në një samit të vendeve myslimane.
Menjëherë pas njoftimit të presidentit Erdogan, ministri turk i Industrisë dhe Teknologjisë, Mustafa Varank, në llogarinë e tij në median sociale shpërndau fotografi të automobilit me mbulesë./ a.jor.























