UASHINGTON, 21 dhjetor /ATSH-DPA/ – Senati amerikan votoi për të rritur kufirin e moshës minimale për blerjen e cigareve, cigareve elektronike dhe produkteve të tjera të duhanit, nga 18 në 21 vjeç.
Kufiri i moshës është pjesë e një projektligji që është miratuar tashmë nga Dhoma e Përfaqësuesve dhe pritet të nënshkruhet si ligj nga presidenti Donald Trump.
Ligji vjen si pasojë e një vale sëmundjesh të mushkërive të lidhura me cigaren elektronike në SHBA, që ka shkaktuar deri tani 54 viktima.
Përdorimi i cigareve elektronike dhe produkteve me avull ka spikatur mes adoleshentëve duke alarmuar mbështetësit e politikës shëndetësore.
Rritja e kufirit të moshës për blerjen e duhanit do të hyjë në fuqi vitin e ardhshëm./ /sara/ a.jor.























