Ballina Bota

RUSI – Putin në konferencë maratonë për shtyp

MOSKË, 19 dhjetor /ATSH-DPA/ – Presidenti rus Vladimir Putin po zhvillon sot konferencën e tij vjetore maratonë për shtyp për t’iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve nga e gjithë bota.

Ndërsa reporterë të shumtë janë ankuar se pjesa më e madhe e ngjarjes shumorëshe duket e orkestruar, Putini njihet se i përgjigjet pyetjeve të gazetarëve rastësorë.

Shpesh për të kapur vëmendjen e presidentit, gazetarët ngrenë tabela të mëdha ku shkruajnë pyetjet.

Zakonisht fokusi është te problemet e brendshme, të tilla si ekonomia në vështirësi dhe politika e jashtme e diskutueshme.

Sipas një listë të publikuar në faqen e internetit të Kremlinit, rreth 2 000 gazetarë janë autorizuar për të marrë pjesë në ngjarje./ /sara/  a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDurrës/Rritje e përpunimit të mallrave me destinacion Kosovën, rreth 100 mijë ton mallra më shumë se në 2018-ën
Artikulli tjetërPD përshendet fillimin e punës së SPAK-ut