Ballina Flash

Ora e leximit, nxënësit vizitojnë ambasadën amerikane

TIRANË, 17 dhjetor/ATSH/ Një grup fëmijësh nga shkolla “Rreze Drite” në Tiranë vizituan Ambasadën e SHBA për të marrë pjesë në Orën e Leximit.

Janet Meyer, shefja e Sigurisë Rajonale dhe Matilda Vangjeli nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun mirëpritën nxënësit në ambientet e Ambasadës.

Janet lexoi libra nga koleksioni i Skolastikëve të Këndit Amerikan në Tiranë, përfshirë edhe përrallat: “Mos e lejo pëllumbin të drejtojë autobusin”, “Nëse i jep miut një biskotë” dhe “Ariu më hëngri sanduiçin”.

Ambasada amerikane në Tiranë informoi se fëmijët i pëlqyen librat dhe bënë shumë pyetje mbi personazhet e librave dhe Shtetet e Bashkuara.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMeta viziton familjet e prekura nga tërmeti në Laç: Me bashkëpunim do ta kalojmë këtë situatë
Artikulli tjetërMirëmbajtja e rrugëve sipas standardeve europiane, ARRSH binjakëzohet me Autoritetin polak