FOTOGALERI/ Librazhdi ndez dritat e festave

TIRANË, 15 dhjetor /ATSH/ – Në qytetin e Librazhdit u ndezën dritat e festave ku qytetarë të shumtë dhe fëmijë u argëtuan në atmosferën festive në këtë prag festash.

Kryetari i bashkisë Librazhd, Kastriot Gurra i pranishëm në ndezjen e dritave të festave u shpreh se i ndezëm dritat e fundvitit bashkë me ata që e meritojnë fëmijët.

“Ne i ndezëm dritat për festat e fundvitit,bashkë me ata që meritojnë gjithçka fëmijët tanë”, tha Gurra.

Kryetari Gurra tha se këtë vit do të zbukuronim jo vetëm qendrën, por dhe lagjet e qytetit por fatkeqësia e 26 nëntorit na bëri solidar ndaj situatës së vështirë dhe pjesën më të madhe të fondit për zbukurimin e qytetit e dërguam pranë të prekurve nga tërmeti.

“Sivjet kishim menduar të zbukuronim edhe lagjet e tjera të qytetit,jo vetëm qendrën.
Por fatkeqësia e 26 nëntorit nuk mund të mos na bënte solidar ndaj dhimbjes dhe situatës së tyre të vështirë, prandaj pjesën më të madhe të fondit për zbukurimin e qytetit e dërguam atje. Duke u bashkuar kështu me mijëra e mijëra bashkëkombas që bënë të njëjtën gjë”, u shpreh kryetari Gurra. /a.a/ /a.g/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.