FOTO/ Në Kalanë e Krujës tabela sinjalizuese pas tërmetit

TIRANË, 15 dhjetor /ATSH/ – Tërmeti i 26 nëntorit ka shkaktuar dëme të rënda në monumentet e kulturës së zonës së prekur, sidomos në kalanë e Prezës dhe atë të Krujës.

Që në momentet e para pas tërmetit u morën masa për kufizimin e qarkullimit të automjeteve dhe këmbësorëve pranë Kalasë së Krujës ku dëmtimet në të janë të dukshme.

Në Kalanë e Krujës tashmë janë vendosur tabela në dy gjuhë në ship dhe anglisht të cilat sinjalizojnë rrezikun për qytetarët.

“Që në orët e para, pas tërmetit të 26 nëntorit, morëm masa për kufizimin e qarkullimit të automjeteve dhe këmbësorëve, pranë Kalasë së Krujës, ku dëmtimet ishin të dukshme. Tashmë tabelat, që sinjalizojnë rrezikun, janë vendosur në shqip e në anglisht. Ju lutemi që të zbatoni masat e sigurisë”, shprehet ministrja e Kulturës Elva Margariti. /a.a/ /a.g/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.