Ballina Ekonomi

INSTAT: Vazhdon rritja e konsumit

TIRANË, 14 dhjetor/ATSH/ Instituti i Statistikave raportoi se konsumi ka vazhduar të ruajë ritmet pozitive të rritjes, edhe në tremujorin e tretë të vitit.

Shitjet me pakicë në ekonominë shqiptare u rritën me 3,9% krahasuar të njëjtën periudhë të vitit 2018.

Rritja është stimuluar ndjeshëm nga shitjet në segmentin e hidrokarbureve. Po të përjashtojmë karburantet, rritja e shitjeve me pakicë ishte 3,4%.

Sipas INSTAT zgjerimi më i madh është vënë re grupin e produkteve joushqimore shitjet e të cilave në volum ishin 1,9% më të larta.

Kërkesa e brendshme pritet të jetë faktor përcaktues në ecurinë e ekonomisë, edhe gjatë vitit që vjen./a.gjonaj/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFestat e fundvitit/ AKU shton kontrollet me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore
Artikulli tjetërFëmijët në makinë, ekspertët e ISHP-së rekomandojnë kujdes