SANTIAGO, 10 dhjetor /ATSH-AFP/ – Një avion ushtarak kilian, me 38 persona në bord, u zhduk sot nga radarët, ndërkohë që fluturonte mbi Oqeanin Antarktik në drejtim të një baze të Kilit në Antarktikë.
Avioni, një ”Hercules C130”, ishte ngritur nga baza Chabunco e Punta Arenas në orën 16:55 (19:55 GMT) në drejtim të bazës ”Eduardo Frei”.
“Kontakti radio me avionin ushtarak ka humbur në orën 18:13 (21:13 GMT)”, sipas një komunikate.
”Avioni u shpall i humbur shtatë orë pas incidentit”, theksoi ushtria kiliane duke nënvizuar se dispononte rezerva karburanti të mjaftueshme për të fluturuar deri në orën 00:40 (03:40 GMT).
Rreth 38 persona ndodheshin në bord, 17 anëtarë të ekuipazhit dhe 21 pasagjerë./ /ec/ a.jor.
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.























