Ballina Bota

GREQI – Vuçiç në vizitë zyrtare

ATHINË, 10 dhjetor /ATSH-ANA/ – Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç filloi një vizitë zyrtare dyditore në Athinë duke vendosur një kurorë në Monumentin e Ushtarit të Panjohur.

Presidenti serb u prit nga nënkryetari i qeverisë, Panagiotis Pikrammenos.

Delegacioni serb më pas u prit nga presidenti i Republikës Greke, Prokopios Pavlopoulos.

Në deklaratat për televizionin serb, ministri i Jashtëm, Ivica Daçiç theksoi rëndësinë e vizitës duke thënë se Greqia dhe Serbia synojnë të nënshkruajnë shpalljen e marrëdhënieve të partneritetit strategjik, në të cilat ata do t’i referohen qëndrimeve të tyre të përbashkëta për çështje të ndryshme dhe mbështetjen e tyre të ndërsjellë për çështje që shqetësojnë secilin vend.

Ndër çështjet që do të diskutohen me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, Daçiç theksoi se do të ishte formimi i një partneriteti të ri trepalësh të bashkëpunimit rajonal midis Greqisë, Serbisë dhe Qipros.

Daçiç është pjesë e delegacionit të ministrave që shoqërojnë presidentin serb./ /os/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCakaj me homologun grek Dendias: Veprime të përbashkëta në funksion të rindërtimit nga tërmeti
Artikulli tjetërArben Kraja, kandidat për drejtues të SPAK