Ballina Flash

“Heronjtë e heshtur” pranë banorëve të prekur nga tërmeti

TIRANË, 8 dhjetor/ATSH/ Forcat e Armatosura të Shqipërisë vijojnë punën për të lehtësuar sado pak vështirësitë e familjeve të prekura nga tërmeti, të cilat e kanë të pamundur të strehohen nëpër hotele.

Pas angazhimit të menjëhershëm të operacioneve të kërkim – shpëtimit, eliminimit të rrezikut nga objektet e klasifikuara si të pabanueshme nga ekspertët, Forcat e Armatosura janë angazhuar edhe në ngritjen e çadrave dhe transportin e ndihmave.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka duke shprehur mirënjohjen për punën e tyre publikoi disa foto të “heronjve të heshtur”, në ndihmë të të prekurve nga tërmeti.

/a.gjonaj/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Zbulimi i atraksioneve turistike”, projekte investimesh në bashkinë e Klosit
Artikulli tjetërIRAN-Teherani dhe Uashingtoni shkëmbejnë të burgosurit