Ballina Aktualitet

Sondazhi/ Rama përballë Bashës, pas tërmetit

TIRANË, 5 dhjetor/ATSH/-Analisti Eduard Zaloshnja publikoi sot një sondazh elektronik të kryer prej tij, në serinë e sondazheve që zhvillon për revistën Follow Business Albania.

Pyetja kryesore që i dha përgjigje sondazhi ishte: “A mendoni se punët mund të shkonin më mirë pas Tërmetit të 26 nëntorit me Ramën kryeministër apo me Bashën kryeministër?”

I kontaktuar nga ATSH, Zaloshnja shprehet se “ky sondazh u zhvillua vetëm me votues të vendosur apo të lëkundur (mosvotuesit nuk u përfshinë në kampionin prej 1686 të anketuarish). Rreth 71% e të anketuarve mendojnë se me Ramën kryeministër ose ndoshta me Ramën, punët mund të shkojnë më mirë pas tërmetit. Vetëm 29% e kanë këtë opinion për Bashën”.

“Krahasuar me sondazhet para tërmetit, Basha ka pësuar rënie, sepse rreth 40% mendonin se punët mund të shkonin më mirë me Bashën kryeministër”, tha Zaloshnja për ATSH-në. /k.s/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPasojat nga tërmeti/Ruçi: Nevojitet bashkëpunim politik dhe vetting për ndërtimet
Artikulli tjetërFOTO/FA përfundon ndërtimin e urës mbi lumin Shkumbin, përfitojnë qindra banorë të Librazhd