FOTO/FA përfundon ndërtimin e urës mbi lumin Shkumbin, përfitojnë qindra banorë të Librazhd

TIRANË, 5 dhjetor/ATSH/ Një pjesë e xhenierëve të Forcave të Armatosura përfunduan ndërtimin e një ure 33 metra të gjatë mbi lumin Shkumbin, e cila do të lehtësoje ndjeshëm lëvizjen për qindra banorët e fshatrave Spatharë dhe Dardhë në Librazhd.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka bëri të ditur se ndërtimi i kësaj ure u krye falë punës së xhenierëve të FA, pavarësisht se pjesa më e madhe e tyre janë të angazhuar për përballimin e pasojave të tërmetit.

Ndërkohë që pjesa më e madhe trupave janë të angazhuar për përballimin e pasojave të tërmetit, një pjesë e xhenierëve të FA përfunduan ndërtimin e një ure 33 m të gjatë mbi lumin Shkumbin, e cila do të lehtësoje ndjeshëm lëvizjen për qindra banorët e fshatrave Spatharë dhe Dardhë në Librazhd.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.