Ballina Bota

GJERMANI – Maas: Të kujdesshëm në përdorimin e 5G-së

BERLIN, 4 dhjetor /ATSH-DPA/ – Përdorimi i teknologjisë kineze Huawei duhet të monitorohet me kujdes përpara se të instalohet në rrjetet e reja telekomunikuese 5G, deklaroi ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas.

“Siguria e infrastrukturës sonë dixhitale duhet të jetë përparësia’’, theksoi Maas duke theksuar se ishte në përgatitje një katalog i ri mbi kërkesat e sigurisë teknike.

“Por, unë jam i mendimit se është thelbësore që të ketë një test të besueshmërisë politike,” shtoi ai duke marrë një linjë më të vështirë se të tjerët në qeverinë gjermane.

‘’Legjislacioni për katalogun e ri do të duhet të miratohet, me një projekt konkret gjatë javëve të ardhshme. Për sa i përket ligjit të ri, nëse ka dëme në interesat gjermane të sigurisë, kompanitë në fjalë do t’ju mohohet përdorimi i komponentëve përkatës’’,  shtoi Maas.

Maas vuri në dukje se ‘’me 5G ishte arritur një nivel i ri i dixhitalizimit dhe se dispozitat e tanishme të sigurisë ishin të papërshtatshme për të parandaluar ndërhyrjet e mundshme. Kjo do të ndikonte në sektorin shëndetësor, automobilistik dhe industrial të rrjeteve të tyre’’./ /os/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVoda: 1183 shtëpi të shembura, 3975 qytetarë të akomoduar në strukturat hoteliere
Artikulli tjetërSHBA – Plan konkret për financimin e rivalëve të 5G kineze