Ballina Bota

SOFT NEWS – Arrestohet pasi telefonoi 24 000 herë… shërbimin e klientit!

TOKIO, 3 dhjetor /ATSH-AFP/ – Një pensionist japonez u arrestua pasi kishte telefonuar 24 000 herë në dy vjet shërbimin e klientit të operatorit të tij telefonik, me motivin që kjo shoqëri nuk kishte respektuar kontratën e tij, sipas policisë dhe medias lokale.

“Ky person, 71 vjeç, u arrestua javën e kaluar pasi bëri më shumë se 400 telefonata në një javë në një shërbim klientele të operatorit telefonik KDDI”, theksoi sot një zëdhënës i policisë së Tokios.

“Ai kërkonte që punonjësit e KDDI të shkonin tek ai për t’i kërkuar falje për shkeljen e kontratës”, shtoi zëdhënësi.

“Personi u arrestua për pengim të një aktiviteti tregtar normal”, gjithmonë sipas këtij zëdhënësi./ /ec/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKëmbimi valutor/ Dollari zhvlerësohet në raport me lekun
Artikulli tjetërVIDEO/ Këngë dhe argëtim te çadrat e emergjencave në Vorë, festohet ditëlindja e një prej fëmijëve