Ballina Bota

SHËNDETËSI – Edhe zemra i ka rrënjët në stomak

ROMË, 1 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Makaronat, piperi djegës, çokollata e zezë dhe kafeja janë nga dietat më miqësore për zemrën, ishte konstatimi në kongresin mjekësor me temë ”Platform of laboratories for advanced in cardiac experience”, i cili u zhvillua në Romë, ku morën pjesë 4 000 kardiologë nga e gjithë bota.

“Ushqimet, nëse zgjidhen dhe gatuhen me kujdes në mënyrën e duhur, janë ilaçet e vërteta të së ardhmes, veçanërisht për zemrën”, shpjegon Leonardo Calò, drejtor i Njësisë së Kardiologjisë së Spitalit të Përgjithshëm ”Casilino” dhe president i kongresit.

Përdorimi i erëzave dhe aromave si rigoni, qepa e kuqe, speci, xhenxhefili, borziloku dhe  majdanozi kanë një efekt shumë të fuqishëm në jetëgjatësi.

Miqtë e zemrës janë gjithashtu ushqimet dhe pijet e kuqe.

Kardiologët promovojnë verën e kuqe, fruta të purpurta-të kuqe, domate dhe, nëse gatuhen mirë, ndërveprojnë pozitivisht për të luftuar kancerin.

Në kongres u bë thirrje për kufizimin sa më shumë të sheqerit./ /os/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBasha inspekton njësitë 6, 8 dhe 4
Artikulli tjetërAhmetaj: Buxheti i rindërtimit, zgjatje e buxhetit të shtetit