SEUL, 28 nëntor /ATSH-DPA/ – Koreja e Veriut lëshoi sot një raketë të paidentifikuar, njoftoi agjencia e lajmeve Yonhap e Koresë së Jugut.
Shefat e përbashkët të stafit nuk dhanë asnjë detaj në lidhje me llojin e raketës që ishte lëshuar, nga ishte nisur apo nga ku kishte zbritur.
Mes tensioneve me SHBA-në dhe Korenë e Jugut, Pyongyang muajt e fundit ka kryer disa testime armësh, duke përfshirë gjuajtjen e raketave balistike pavarësisht ndalimit nga OKB-ja.
Në fillim të këtij muaji, Koreja e Veriut deklaroi se nuk do të marrë pjesë në bisedimet për denuklearizim me SHBA-në dhe Korenë e Jugut, nëse ato nuk ndalojnë stërvitjet ushtarake të përbashkëta. / /sara/













