Ballina Flash

Thaçi: Çdo njeri vullnetmirë duhet të solidarizohet me shqiptarët

PRISHTINË, 27 nëntor/ATSH/ Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po viziton zonat e Thumanës dhe Durrësit të goditura nga tërmeti i një dite më parë. Ai ka theksuar se çdo njeri vullnetmirë duhet të solidarizohet me shqiptarët dhe Shqipërinë, duke mbështetur vëllazërisht njëri-tjetrin, që së bashku ta tejkalojmë edhe këtë fatkeqësi.

“Në Thumanë, përkrah motrave dhe vëllezërve tanë, që po kalojnë momente shumë të vështira. Bashkëndjejmë dhe e ndajmë dhimbjen, ashtu siç e kemi ndarë gjithmonë. Çdo njeri vullnetmirë duhet të solidarizohet me shqiptarët dhe Shqipërinë, duke mbështetur vëllazërisht njëri-tjetrin, që së bashku ta tejkalojmë edhe këtë fatkeqësi”, shprehet Thaçi. /KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakThaçi: Çdo shtëpi e Kosovës e hapur për qytetarët në nevojë nga Shqipëria
Artikulli tjetërVATIKAN – Papa Françesku:  Zoti e bekoftë popullin shqiptar, që unë e dua shumë