Ballina Flash

Kërkim-shpëtim/ Policia e Kosovës ka dërguar sot 100 policë të tjerë të njësive të specializuara

PRISHTINË, 27 nëntor/ATSH/ Policia e Kosovës ka dërguar ditën e sotme njësite të tjera policore në përbërje prej 100 policë të tjerë të njësive të specializuara, të cilët do të jenë në shërbim të autoriteteve atje, në kërkim-shpëtim të banorëve që dyshohet se kanë mbetur nën gërmadha të objekteve të rrënuara.

Policia e Kosovës thotë se është në gjendje gatishmërie që sipas nevojës të angazhohet me kapacitetet e saj në dispozicion.

Ditë e djeshme u nis në ndihmë të banorëve të prekur nga tërmeti njësia e kërkim-shpëtimit e Gardës Kombëtare të Kosovës./KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMbërrijnë në Kosovë familjet e para nga zonat e prekura nga tërmeti
Artikulli tjetërMinistria e Mbrojtjes: Të dhënat e fundit, 26 persona kanë humbur jetën nga tërmeti