TIRANË, 27 nëntor /ATSH/ Bashkia e Kukësit është solidarizuar me të prekurit e tërmetit në bashkitë Durrës dhe Krujë.
Në mbledhjen e fundit të bashkisë është rënë dakord akordimi i një fondi prej 500.000 (pesëqind mijë) lekë si ndihmë financiare për familjet e dëmtuara nga tërmeti.
Fondi është vendosur të ndahet në mënyrë të barabartë, 250.000 lekë bashkisë Durrës dhe 250.000 lekë bashkisë Krujë dhe është planifikuar të përballohet nga të ardhurat e bashkisë së Kukësit.
Ndërkohë më herët, Kukësi ka nisur kontingjentin e ndihmave me pako ushqimore, veshmbathje dhe batanije drejt zonave të prekura nga tërmeti. Qytetarë të shumtë dhe bizneset janë solidarizuar për t’u ardhur në ndihmë familjeve të prekura nga tërmeti./r.e/













