Thumanë, vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit

Thumanë, vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit

Thumanë, vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit“Në atë moment ishim në gjumë. Te lëkundja e tretë kam kapur fëmijët dhe jam ulur sipër. Të gjithë gurët e betonet na ranë sipër. U shemb shtëpia. Fëmijët janë dëmtuar në ballë e në këmbë,” – shprehet një prej banorëve për ATSH.http://ata.gov.al/2019/11/26/thumane-vijojne-operacionet-e-kerkim-shpetimit/

Gepostet von Agjencia Telegrafike Shqiptare am Dienstag, 26. November 2019

TIRANË, 26 nëntor/ATSH/ Operacionet e kërkim-shpëtimit të grupeve të emergjencave për përballimin e situatës dramatike të shkaktuar nga tërmeti, ndër më të fortët që ka pësuar Shqipëria dekadat e fundit, vijojnë me misionin e shpëtimit të sa më shumë jetëve. Më e rëndë situata paraqitet në Thumanë, ku raportohet për numrin më të madh të viktimave dhe dëmeve të shkaktuara nga lëkundjet që shënuan mëngjesin e sotëm magnitudën 6.3 të shkallës Rihter.

Banorët, të cilët janë ende të traumatizuar nga tërmeti, flasin për një situatë të frikshme të përjetuar në momentet e para, ndërsa thonë se shtëpitë e tyre pothuajse janë rrafshuar.

“Në atë moment ishim në gjumë. Te lëkundja e tretë kam kapur fëmijët dhe jam ulur sipër. Të gjithë gurët e betonet na ranë sipër. U shemb shtëpia. Fëmijët janë dëmtuar në ballë e në këmbë,” – shprehet një prej banorëve për ATSH.

Ai pohon se grupet e emergjencave civile kanë mbërritur me shpejtësi për t’u ardhur në ndihmë të mbijetuarve nga kjo fatkeqësi natyrore.

Edhe banorët e tjerë shprehen se tronditja nga tërmeti në këtë zonë ka qenë mjaft e fortë.

“Nuk hapej dera fare. Kemi dalë nga dritarja,” – shprehet një prej tyre.

Operacioni i kërkim-shpëtimit me forcat e specializuara po vijon punën me shpejtësi në terren, sidomos aty ku ka më shumë rrënoja dhe ku mendohet të ketë njerëz të mbetur brenda. Deri më tani, bilanci zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes flet për 7 viktima në Durrës dhe 5 në Thumanë. Kërkimet vijojnë për të shpëtuar sa më shumë jetë njerëzish. Ekipet e shpëtimit kanë shpëtuar deri tani 28 persona, duke i nxjerrë nga rrënojat e godinave të dëmtuara nga tërmeti. /a.sh./r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.