Pasojat nga tërmeti/ Rama: Vijojnë kërkimet, pas pak na bashkohen skuadrat speciale nga 7 vende

TIRANË, 26 nëntor/ATSH/ “Sapo ka mbërritur në 28 numri i të shpëtuarve. Do të vijojnë kërkimet që do të kryhen me durim e imtësi deri në fund, ndërkohë që pas pak orësh do fillojnë të na bashkohen njëra pas tjetrës skuadrat speciale nga Kosova, Italia, Greqia, Franca, Turqia, Serbia, Mali i Zi”, deklaroi sot kryeministri Edi Rama.

Por, sipas tij, “lehtësimi për çdo jetë të shpëtuar s’e bën më të vogël dhimbjen për jetët e humbura dhe keqardhjen e jashtëzakonshme për familjet që lotojnë të humburit”.

“Edhe pse fjalët i merr era në këto raste, u përcjell ngushëllimet më vëllazërore familjeve që tani qajnë njerëzit e tyre”, tha Rama./m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.