MADRID, 25 nëntor /ATSH-ANSA/ – Policia spanjolle ka interceptuar një nëndetëse që besohet se po transporton një ngarkesë të konsiderueshme me kokainë, sipas një zyrtari qeveritar në provincën veriperëndimore të Pontevedras.
Nëse ngarkesa e drogës do të konfirmohet, atëherë do të jetë hera e parë që një nëndetëse përfshihet në trafikun e drogës në Spanjë.
Brigjet shkëmbore në këtë zonë të vendit shpesh here janë përdorur për të kontrabanduar kokainë nga Amerika Jugore drejt Europës./ /os/ a.jor.























